Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar përçarjen mes Partisë Demokratike. Gjatë komunikimit me qytetarët, Berisha i bëri thirrje grupit të Alibejat që t’i bashkohen, ndërsa i akuzoi ata se po përdoren nga Edi Rama.
Më tej ai tha se lobimi rus tregoi se kryeministri Edi Rama mbante peng Lulzim Bashën. Teksa u bëri thirrje për bashkim, Berisha tha se s’do të ketë asnjë tolerim për ata deputetë që do të bashkëpunojnë pas krahëve me Edi Ramën.
“Shqetësimi është i ligjshëm por, dallojmë në mendim. Jemi dakord që pd gjatë këtij viti megjthë përpjekjet e jashtëzakonshme të qeverisë e mafies së Soros për të penguar trenin e saj, ajo eci fuqishëm dhe të garantoj se sot PD është më e fuqishme se ndonjëherë më parë. Deputetët e grupit të PD janë të ftuar të bashkohen me PD dhe të heqin dorë nga lojërat e turpshme të Edi Ramës ku i vendosi Lulzim Basha.
U them sot këtu para jush se e gjithë Shqipëri i shikon kur ata pa asnjë mandat partie bëhen shtojcë e grupit parlamentar të Edi Ramës. Ata sot nëse deri dje nuk ishin të bindur për lidhjet që kishin me Lulzim Bashën se ishte peng i Ramës. Sot s’ka shqiptar që nuk e shikon që Basha ishte marr peng me dosjen ruse nga Edi Rama. mirëpres secilin prej tyre ti bashkohet grupit. Asnjë tolerancë s’do ketë në bashkëpunimin e tyre me Edi Ramën”, deklaroi Berisha.