Sali Berisha nga mbledhja e kryesisë së PD ftoi të gjithë demokratët që tashme të bashkohen rreth kësaj force politike.
Në fjalën e tij, Berisha tha se bashkimi nuk është një bashkim feste, por është për betejë, ndërsa përsëriti thirrjen e tij për krijimin e qeverisë teknike.
Një apel, Berisha kishte edhe për të gjithë anëtarët e kryesisë së PD, që të mos i shohin me hatërmbetje demokratët kritikë, ndërsa theksoi edhe nevojën e bashkimit të spektorit opozitar.
“Unë ju drejtohem ju anëtarëve të kryesisë së PD është në detyrën tuaj më të parë si kundër të të gjithë strukturave të partisë tonë, të bëjnë gjithçka për të mirëpritur në shtëpinë e tyre të gjithë ata demokraten që e ndjejnë veten të tillë dhe duan të bashkohen me ne. Asnjë nga ne nuk ka të drejtë të shohë asnjë prej tyre me sy vëngër apo me hatërmbetje apo me skepticizëm”, tha nder te tjera Sali Berisha.