Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore për 4 martirët e demokracisë në Shkodër, të cilët humbën jetën në demonstratën e 2 prillit të 1991, ku në një deklaratë për mediat i ka bërë ftesë shqiptarëve që të bashkohen në zgjedhjet e 14 majit, pasi çdo votë për pengjet tha ai shkon për Edi Ramën.
Berisha tha se nëse shqiptarët do votojnë kandidatët e dalë nga grupimi i Alibeajt, atëherë çdo votë e tyre do të shkojë për qeverinë, ku e ka cilësuar kreu e PD Enkelejd Alibeajn si peng të Ramës.
Sakaq garantoi shqiptarët se PD do të dalë me fitore në zgjedhjet e 14 majit, ku thekso se asgjë nuk e ndal hovin e saj për t’i kthyer atyre votën e lirë.
Berisha: Çdo vit që kalon martirët e 2 prillit Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka bëhen më të mëdhenj, më të pavdekshëm, me veprën e tyre sublime. Veçanërisht ata mbeten një burim i përjetshëm frymëzimi, për të gjithë shqiptarët që duan të votojnë të lirë dhe një detyrim i PD për të kthyer votën e lirë. Ne i nderojmë ata në një monizëm të egër i cili referuar OKB për gjenocidi, ushtron gjenocid ndaj shqiptarëve, lidhur me largimin e shqiptarëve. Sakrifica e tyre është një apel për çdo shqiptar që më 14 maj të vendosim për pluralizmit, për t’i shkurtuar ditët këtij regjimi që po i vjedh si askush tjetër, po i largon të ikin nga vend i tyre. Po shkreton vendin në mënyrë të rrufeshme.
A ka PD një objektiv?
PD është e sigurt që do dalë fitimtare, garanton shqiptarët se asgjë nuk ndalon hovin e saj për të kthyer votën e lirë, do e kthejmë në objektiv.
Keni një mesazh për demokratët?
Unë i them që të bashkohemi, ideali ynë është liria, mos harrojnë se kanë objektiv demokracinë. Basha-Alibasha përbën pengjet më të përdorura në historinë e Shqipërisë, janë pengje të Edi Ramës.
Keqardhje që i mbështetët?
Ata faktojnë se nuk kanë merituar asnjë mbështetje, pasi janë persona që shkelmojnë mbi veten e tyre, sillen si pengje pa asnjë lloj vlere.