Kryedemokrati Sali Berisha në mbledhjen e përjavshme me gazetarët, ka folur në lidhje me protestën e 6 dhjetorit. Berisha tha se qeveris është përgjegjëse për emigrimin masiv të shqiptarëve.
Po ashtu ai i bëri thirrje studentëve dhe nxënësve të shkollave që të jenë pjesë e protestës, të cilën e konsideroi së është themelore për të ardhmen e tyre.
“Faktori më themelor i shndërrimi te shqiptarëve në njerëz te gomone. Statistikat e Mbretërisë së Bashkuar treguam se, shqiptarët renditen të parë në lidhje me dyndjen drejtë Britanisë me gomone.
Është një rast për të ngritur zërin tuaj para liderëve të bBE. Është e martë, ditë puna por unë kam besim se do jeni prezent, ftoj nxënësit dhe studentët që të mblidhen në Tiranë për të ardhmen Europiane, që është në rrezik në Tiranë”, tha Berisha.