Rama ndodhet në Berlin, ku ka folur gjatë një konference me gazetarët shqiptarë në lidhje me takimin që ka kryer me kancelarin gjerman.
Sakaq, Rama nuk i ka shpëtuar edhe pyetjes në lidhje me çeljen e negociatave në këtë mandat të tretë. Ky i fundit është përgjigjur se në raport me të, vendi ynë e ka merituar 3-4 vite më parë.
Gazetarja pyet Ramën se, Sali Berisha gjatë qeverisjes së tij Shqipëria fitoi liberalizimin e vizave dhe futi Shqipërinë në NATO. Po ju a do të hapni negociatat gjatë mandatit të tretë qeverisës?
“Mos bëhemi qesharakë ju as unë , nuk ja jep këtë një person. Nuk quhet ky qoftë larg apo qoftë afër. Nuk ka lidhje këto janë ngjarje që lidhen me vullnetet e vendeve të tjera. Në raport me mua ne i kemi merituar 3-4 vite më parë, problemi është i atyre. Kur thoni kush e futi Shqipërinë në nato unë them se e futi Amerika”, tha Rama.