Berisha: Gjykatëses që liroi Tahirin iu bë vettingu me urgjencë

Kreu i Rithemelimit Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ tha se gjykatëses, Matilda Fetau e cila liroi ish-ministrin Saimir Tahiri iu bë vettingu me urgjencë.

Berisha theksoi se me urdhër të Ramës gjykatëses që mbante prej 5 muajsh kërkesën e Tahirit për lirim iu bë vettingu dhe më pas mori vendimin për ta liriar ish ministrin.

Sipas tij, “ky është turp-vetingu që nuk e ka asnjë vend në botë!!”

Reagimi i Sali Berishës

Veting për lirim!

Këtij i thonë turp-veting!

Me urdhër të Ramës gjykatëses që mbante prej 5 muajsh kërkesën e Tahirit për lirim, ju bë vetingu me urgjencë dhe ajo ‘të paça e të pritsha’ menjëherë mori vendimin për lirimin e Tahirit nga burgu.

Ky është turp-vetingu që nuk e ka asnjë vend në botë!!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!

*****

Gjykatëses ju be veting

Doktor gjyqtarja e Elbasanit e ka mbajtur 5 muaj ne dore dosjen e Tahirit dhe vendimin e ka dhënë 3 dite pasi kaloi Vetting-un! Dhe KPK vendimin e ka dhene brenda ditës se gjykimit ndërkohë qe per te tjeret KPK vendimin e jep pas 1 muaji! Ju prsh!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *