Lideri i opozitës Sali Berisha në tubim u ndal te dështimi i turizmit dhe sipas tij goditje të fortë i dha droga.
Berisha shprehet se narkosit e Edi Ramës nuk duan klientë pasi kanë para dhe nuk dinë nga ti çojnë.
“Ata nuk duan klientë se ata i kanë paratë në kontejnerë dhe nuk dinë nga t’i çojnë. Ndaj dhe ata shesin shezlonget 200 euro. Shesin çadrën 100 euro. Ndaj dhe ata shesin supën 30 euro se si e si të shkatërrojnë tregun. Dhe pastaj bëjnë fatura false”, tha Berisha.
Ai theksoi se çdo ditë Rama po jep shifra për turistët dhe udhëtarët e Rinasit që nuk ekzistojnë.
“Është njëlloj sikundër Turqia, vend në të cilin në dy aeroporte të Stambollit të kalojnë 200 milionë udhëtarë në vit, të thotë se kam marrë këtë vit 200 milionë turistë. Por aty Edi Ramë nuk ka, janë më realistë, pavarësisht disa ngjashmërive”, u shpreh Berisha.