Ish-kryeministri Sali Berisha premtoi sot se nëse do të rikthehet në pushtet do të dyfishojë pagat për mësuesit.
PD e drejtuar nga Sali Berisha ka hartuar planin për Programin Arsimit dhe të Kërkimit Shkencor.
“Dyfishim dhe objektiv drejt trefishimit të rrogave të arsimtarëve.
Në mandatin e parë nuk do të ketë rrogë ndër 1300 Euro në arsimin shqiptarë. Nuk do të ketë rrogë ndër 2000 Euro në universitetet e vendit.
Do të shndërrojmë sistemin arsimor në promotor kryesor të transformimit të vendit. Do të lëvizet me shpejtësi në të gjitha këto drejtime” tha Berisha.