Të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike janë zgjuar ditën e sotme duke përkujtuar themeluesin e Partisë Demokratike, Azem Hajdarin ndërsa ajo çfarë ka rënë në sy është mungesa që ka bërë Berisha.
Ish-lideri historik i Partisë Demokratike duket se ka gjetur kohë të kujtojë momentin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës më 20 shkurt të vitit 1991 ku mijëra qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit kishte lejuar pluralizmin politik.
Ai ka publikuar një video në ‘Facebook’ ku shfaqet gjatë betimit të tij për detyrën si kryeministër i Shqipërisë, por siç duket nuk ka gjetur pak kohë që të kujtojë 23-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, themeluesit të PD-së.
Mos vallë tashmë Berisha, pas heqjes nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, nuk e quan më veten pjesë të kësaj partie dhe nuk do të ketë lidhje me ‘eventet’ apo ngjarjet që kanë lidhje me të? Mbetet për tu parë në orët në vijim nëse Berisha do të përkjutojë ish-kolegun e tij të ‘shtrenjtë’.
Ndërsa Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk kanë munguar dhe kanë zgjedhur që mesazhin e parë publik për ditën e sotme ta japin për 23-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit.
Azem Hajdari u vra në Tiranë pranë Selisë së asaj kohe të Partisë Demokratike. Ekzekutimi i tij konsiderohet si vrasja e shekullit duke tronditur opinionin publik dhe politikën shqiptare.
/Priza.al/