Ditën e sotme gjatë ‘Foltore; që Berisha pati në Fier, ka bërë një rezyme të gabimeve të Bashës, si pasojë e të cilave ai ndodhet në pikën më kritike të historisë së Partisë Demokratike.
Berisha tha se ai i kishte thënë Bashës që në 2017 që të jepte dorëheqjen pasi nuk do të ngrihej më, por sipas Berishës, në atë kohë Basha bëri kauzë me Ramën, pasi u josh dhe iu përvesh LSI-së.
Pas 2017 i thashë jep dorëheqjen. I kam thënë Bashës nuk ngrihesh më. Bëre kauzë me Edi Ramën në fushatë dhe nxorre Ilir Metën në opozitë. Shkuan në rezultate katastrofale. Erdhi këtu, e kam ndjekur mitingun tek ju. I thashë gazetarëve që do të fitojmë zgjedhjet. Në krye të javës i thotë Edi Rama: Luli është çun i mirë, do qeverisim bashkë. Edhe ky u josh dhe iu përveshën të dy LSI-së. Iu përveshën të dy, zbritëm në nivelin më minimal në historinë e PD. Basha nuk e hapi kurrë PD. Bëmë një përpjekje të përbashkët, një nga një i largoi. Çuditesha me mend të mia, ku kujton se i bëjnë hije këta? Së fundmi, me veprimet që ka kryer, kurrë ai këtë parti nuk e dërgon këtë parti në fitore.
/Priza.al/