Berisha i emocionuar para demokratëve: Ky është Kuvendi më madhështor në historinë e pluralizmit shqiptar në 30 vite

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha është ngjitur në podiumin e “Air Albania” duke u shoqëruar me këngën e famshme “The final countdoën”.

Teksa përshëndeste me dy gishta, Berisha ka falënderuar të gjithë për pjesëmarrjen dhe ka marrë brohoritje e duartrokitje nga të pranishmit.

Berisha e cilësoi këtë event të demokratëve si Kuvendi më i bukur në historinë e pluralizmit shqiptar.

“Të dashur delegatë dhe delegate të Kuvendit më madhështor, më të bukur, më triumfues, më mahnitës, në historinë e pluralizmit shqiptar në këto 30 vite. Kuvendi që mblidhet si monument i lirisë shqiptare, Kuvendit që mblidhet si monument i rithemelim të PD. Kuvendit që mblidhet si monument madhështor i rithemelimit të PD-së. Kuvendit të parë në histori të kultit të anëtarit të PD, të kultit të lirisë, të anëtarit të lirë. Qytetarë shqiptarë ju përshëndet sot nga kjo platformë me të cilën ne vendosim që të rithemelojmë forcën e madhe politike të PD.”, tha Berisha.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *