I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ish-kryeministri ka hedhur tre akuza të forta në drejtim të ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.
Berisha është ndalur fillimisht te dosja “Toyota Yaris”.
“U akuzua për dekonspirim të operacionit policor. Çështja shkoi në Apel. Sa je në gjykim, je i pafajshëm. Prokurori nuk e apeloi. Ai dha dorëheqjen të nesërmen.Unë di që dosjen e mbylli Engjëll Agaçi. E di 100%. Kjo për mua ishte shumë e rëndë. Kur ta mbyll dosjen dikush, ky është problem i madh”, tha ai.
Berisha pohoi se filloi të dyshojë te Basha kur filluan të dilnin fakte të cilat vërtetonin të kundërtën e asaj që ai thoshte.
“Për dosjen Nik Muzin, Basha më ka shpjeguar se ka bërë mbledhje fondesh në SHBA. Nuk është se nuk i besoj asgjë, por kur faktet dalin se të ka gënjyer, sigurisht që nuk i besoj. Kur i mësova të vërtetat, reagova. Engjëll Agaçi dosjen ia mbylli vonë. Çështja Muzin, materiali ka rrjedhur 3 muaj më parë.”, u shpreh Berisha.