Berisha i jep “goditjen” Alibeajt: Bashkëpunëtori i Ramës e humbi shancin

Ish-kryeministri Sali Berisha në një dalje për mediat  nga Partia Demokratike ka sulmuar platformën e Enkelejd Alibeajt. Berisha tha se ia shtriu dorën kohë më parë por ai nuk pranoj të bashkëpunonte tani është shumë vonë, Alibej nuk shpall dot pika bashkimi.

Pyetja: A jeni i gatshëm të ndërprisni zgjedhjet për kryetarët?

“Edi Rama luan me fasadë. Pas vendimit të gjykatës, njeriu i parë që unë kam takuar dhe i kam shtrirë dorën ka qenë Enkelejd Alibeaj dhe Gaz Bardhi, kjo për të dhënë mesazhin e një shkëputje nga një periudhë jo normale. Njeriu që e krijoi, u largua duke marrë të gjitha përgjegjësitë, por kjo ofertë qe një refuzim nga Alibeaj. Jo vetëm refuzoi ofertën por i urdhëruar nga Rama, nëpërmjet Bashës paditi PD-në në gjykatë. Alibeaj nuk ka asnjë tagër të firmosë një dokument për veç kohës kur njihej si kryetar i komanduar. Kryetari aktual është vetëm një, komisioni i Rithemelimit. Çka do të thotë firmat e të gjitha këtyre së bashku, askush tjetër nuk mund të firmosë në emër të partisë. Por me urdhër të Ramës, ato normalisht mund të bëjnë gjithçka.

A mund të pretendohet të paraqesë një platformë një bashkëpunëtor i Ramës. Ka një parim themelor, grupi Parlamentar është pjesë e Partisë Demokratike”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *