Berisha i kërkon SPAK-ut leje që të shkojë në Strasburg

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar leje nga Prokuroria e Posaçme për të mos u paraqitur më datë 7 prill në organin e akuzës.

Berisha ka argumentuar në kërkesën e bërë se në këtë datë do të ndodhet në Strasburg, për një angazhim politik në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Berisha është aktualisht nën masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur” dhe duhet të paraqitet në SPAK, në kuadër të hetimeve për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Nuk dihet ende nëse prokurorët do ta pranojnë këtë kërkesë. Më herët, SPAK ka lejuar shtyrjen e paraqitjes së Berishës, kur ai ka pasur angazhime zyrtare në Gjermani.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *