Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar ditën e sotme në konferencë për media se Floriana Garo i është bashkuar Partisë Demokratike.
Ai lajmëroi se Garo tashmë do të jetë drejtoreshë e Komunikimit në iniciativën e tij, duke zbuluar dhe postin e ri të ish-moderatores.
Ajo ka qenë edhe zëdhënëse e Partisë Demokratike gjatë fushatës elektrorale të zgjedhjeve të 25 prillit.
“Ju tashmë e njihni Floriana Garon si një moderatore, gazetare e një miss në kohën e saj. E falenderoj për bashkimin, Nga tani ajo është drejtoreshë e Komunikimit në iniciativën tonë,”- tha Berisha.
“Faleminderit për këto fjalë të ngrohta,”– tha Garo.