Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shkuar paraditen e sotme në selinë e Partisë Demokratike. Meta në mungesë të kreut të selisë blu, Sali Berisha pasi është sëmurë me grip është pritur nga Flamur Noka.
Kjo është vizita e parë e Metës në selinë blu që nga nisja e vitit 2023. Ende nuk dihet se çfarë po diskutohet mes tyre, por mendohet se do të diskutojnë mbi zgjedhjet lokale të 14 majit dhe për aksionin e vazhdueshëm opozitar.