Berisha i thotë të gjitha pa iu ‘dridhur’ qerpiku: Basha bëri marrëveshje me Ramën, i tha të më hiqte qafe sepse…

Mbrëmjen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha është i pranishëm në ‘Zonë e Lirë’ ku po flet rreth situatës aktuale në politikën e vendit.

Ai ka ndarë me publikun detaje të tjera nga bisedat që ka pasur me kryedemokratin Lulzim Basha duke thënë se para 3 ditësh, Basha e kishte kontaktuar me të dhe e kishte pyetur për dekriminalizimin. Ndërkohë që shtoi se e gjitha është një marrëveshje Rama-Basha.

Berisha ka kërkuar që të investigohen përfitimet e kryedemokratit Lulzim Basha, duke u shprehur i bindur se ka një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama. Berisha është shprehur në emisionin “Zonë e Lirë” se shumë shpejt do të nisë edhe aksionin e tij për të “ndëshkuar” numrin një të Partisë Demokratike.

“Pabesia njerëzore thyen çdo normë dhe çdo moral. Një akt të cilin e njoftoi 20 minuta para se të dilte. Ma tha në telefon. Unë i thashë diskutoje në mbledhje, por ai transmetoi videon para. Ka bërë gjithçka për veten e tij. Në funksion të interesit personal. Më mori në telefon 3 ditë para dhe më tha si do t’ja bëjmë sepse na nxjerr probleme ai ligji. Më mori në telefon 3 ditë para dhe më tha si do t’ja bëjmë sepse na nxjerr probleme ai ligji. Unë i thashë se nuk ka lidhje me një vendim pa prova. Foli me Ramën gjatë fushatës dhe i tha largo Berishën se merremi vesh bashkë. Në kohën time SHBA nuk i ka caktuar dot kryetarët e partive. Interesi i tyre është interesi ynë. Secili ka interesin e tij. Por në mënyrë absolute nuk mundet që të caktohen kryetarët e partive. Nëse ju mendoni që një shtet tjetër mund t’i caktojnë deputetët dhe kryetarët e partive, kjo është fundi i sovranitetit të këtij vendi. Aksioni kundër Lul Bashës është rivendosja dhe konsulta me anëtarët e PD, aktivistë, drejtues për mënyrën si Basha vendosi duke shkelmuar çdo pikë. Dyshime kam pasur për marrëveshjen Rama-Basha. Por nuk e kam ditur që ka marrëveshje. Ramës i duhet fasada. Luli bashkon forcat me Ramën kundër Sali Berishës. Çfarë fiton tjetër nga ato të nëndheshmet? Bëni ndonjë investigim. Lul Basha s’mund të sillet kështu. Do e çoj këtë çështje deri në referendum.”

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *