Berisha: Ikën një super hajdut dhe kthehet Miss Hajnia

Kreu i PD, Sali Berisha ka sulmuar këtë të hënë zv.ministren Belinda Balluku, e emëruar sot nga kryeministri.

Edhe për Balluu, Berisha ka një koment sipas tij ka ikur një super hajdut duke nënkuptuar Ahmetaj, ku në këtë post është ngjitur një tjetër hajdut, duke nënkuptuar Ballukun.

Në këtë aferë ai ka përmendur një shpenzim luks, prej 200 milionë euro për arredim zyrës së Ballukut.

“Ajo ka një meritë të vetme: ndarjen e parave të vjedhura që kur punon në bashki me Edi Ramën gjer më sot. Belinda Balluku është autorja, drejton ministrinë që ndërton rrugë me çmime të 10 apo 12-fishta në krahasim me standardin evropian. Ajo shpenzon në luksin e zyrë së saj 200 mijë euro. Po kjo është vetëm kafeja e Belinda Ballukut.

Në ministrinë e saj dhe ndërmarrjet që varen prej saj, i dëgjuat kërcënimet energjetike të Edi Ramës.  Qytetarët duhet ta dijnë se kanë bërë 60 shitje e blerje ditore, njësoj si zarfat për pensionistët e djegësave, edhe këta me tendera ditorë kanë bërë blerje 2 apo 3-fish më shumë se bursa. Vetëm që të ndajnë para me njëri-tjetrin. Nuk është e rastit që ikën një superhajdut dhe kthehet miss Hajnia në zëvendësimin e tij”, tha ai.

 

.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *