Ish-kryeministri Sali Berisha, në tryezën e grupit të ekspertëve të Partisë Demokratike ka thënë se impiantet e Bitcoinit në afërsi të hidrocentraleve janë kuçedra për energjinë elektrike. Berisha shprehet se nuk është kundër Bitcoinit por ka ka kërkuar që biznesi për prodhimin e tij të jetë legal, të jetë i regjistruar dhe të paguajë energjinë.
“Impiantet e Bitcoinit të vendosur në afërsi të hidrocentraleve janë kuçedrat e energjisë elektrike. Ata që janë kapur ishin miniaturë në lidhje me ata që janë në afërsi të hidrocentraleve. Ata janë kryekëput të lidhur me qeverinë. Askush tjetër nuk mund ta kthej Shqipërinë në një vend të prodhimit të Bitcoinit përveç qeveritarëve. Ti mund të bësh biznes për prodhimin e Bitcoinit, por duhet ta bësh në mënyrë legale, të regjistrohesh dhe të paguash energji”,-tha Berisha.