Berisha ironizon Ramën: Më 1 prill do të zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i NATO

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk ka kursyer ironitë ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në një takim me strukturat, Berisha ka folur në lidhje me fabrikimin e gënjeshtrave dhe shpërndarjen e tyre për të ndikuar qytetarët, duke sjellë në vëmendje një lajm të rremë të shpërndarë disa muaj më parë, ku u tha se kryeministri do të zgjidhej së shpejti Sekretar i Përgjithshëm i NATO duke zëvendësuar kështu Jens Stoltenberg.

“Këto ditë do të dëgjoni se Rama do zgjidhet sekretar i Përgjithshëm i NATO. Me 1 prill tha ajo zonja do zgjidhet. Nuk la gënjeshtër pa lëshuar në treg. Ne kemi respekt për mediat por kur figura të diskretituara por kur figura të dënuara për falsifikatorë e të marrë peng si vjedhës në prokurime, kalojnë nga studio në studio e bëjnë avokatinë e Ramës, ky është një terror që i bëhet qytetarëve”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *