Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, vendosi ditën e Shtunë të regjistrojë koalicionin “Bashkë Fitojmë”, duke përjashtuar nga ky koalicion PD-në e Sali Berishës.
Vendimi u morr nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i cili tha se regjistrohet koalicioni “Bashkë Fitojmë” por me parti pjesëmarrëse PL, PDK dhe PBDNJ.
Ilirjan Celibashi: Në analizë të të gjitha çfarë përmenda, do regjistrojmë koalicionin bashkë me parti pjesëmarrëse PL, PDK dhe PBDNJ. Me shkronjë nistore të këtij koalicioni BF. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.