Kur kanë kaluar vetëm pak ditë nga ultimatumi i ambasadores Yuri Kim se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e duan Sali Berishën, e shpallur ‘Non Grata’, në parlament në muajin shtator, Berisha vijon ‘luftën’ e tij me amerikanët. Ish-Kryeministri ka djalë sot një konferencë për mediat dhe deklaroi se ka dorëzuar padinë e tij kundër Sekretarit Blinken në Gjykatën e Parisit.
“Ju kam thirrur në këtë konferemcë për të njoftuar ju se avokati im ka dorëzuar padinë tim për shpifje në gjykatën koreksionale të Parisit.
Sic kam njoftuar më parë se pas vendimit të Blinken për të shpallur non grata mua, bashkëshorten e fëmijet e mi nga lobimi korruptiv e hakmarrës i Ramës unë autorizova avokatin tim në Francë të ngre padi për shpifje. Javën që kaloi avokati ka dorëzuar këtë padi pranë kësaj gjykate e ju do merrni dëshminë e dorëzimit të saj.
Kjo padi në gjykatë për shpifje bazohet ne precedentë të mëparshëm të ngjashme e në parimin universal që për shpifjen s’ka imunitet se ajo nuk hyn në funksionet zyrtare e imunuteti si rrjedhojë s’mund të përdoret si mburojë, e shpifja në internet dënohet ku del lajmi, pra ku ndodh dëmi. Vetë kuptohet gjithcka varet nga interpretimi i gjykatësit që do gjykojë cështjen.
Në këtë rast i bëj thirrje sekretarit Blinken në emër të transparences të dërgojë pranë kësaj gjykate cdo fakt, dokument dhe provë që ai apo kushdo tjetër në botë disponon kundër Sali Berishës dhe familjarëve të tij.
Kjo është hera e parë që unë i drejtohem një gjykate dhe kurrë ndonjëherë se kisha imagjinuar se do detyrohesha të ngreja padi ndaj seretarit të SHBA, një vendi që e admiroj kaq shumë”, tha Berisha.
/Priza.al/