“Berisha ju ka mashtruar”/ Basha: Ai e ka mbajtur të fshehtë vendimin për shpalljen non-grata nga SHBA

Kryedemokrati Lulzim Basha në një deklaratë për media pasditen e sotme është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha i ka mashtruar demokratët.

Basha theksoi se Berisha ka dashur që të bëjë për budallenj shqiptarët se pse është shpallur non-grata dhe ka mashtruar shqiptarët e ushqyer me iluzione sikur non grata amerikane  është një vendim politik i një administrate  që mund të hiqet nga administrata tjetër.

Fjala e Bashës:

“Unë dua t’u drejtohem sot të gjithë demokratëve, e sidomos atyre që kanë dashur me sinqeritet thirrjen e një Kuvendi të jashtëzakonshëm të Partisë Demokratike, të cilin Kryesia e PD-së e thirri në datë 18 dhjetor edhe në reflektim të kerkesave të tyre. Pa dashur të përsëris çfarë kam thënë disa herë rreth përpjekjeve të mia për të gjetur bashkë me Sali Berishën zgjidhjen me të mire për PD në radhë të parë, por në bindjen time edhe për atë vetë, përpjekje që rezultuan të pasuksesshme, e ndjej si detyrim politik e njerëzor tju them:

-Sali Berisha ju ka mashtruar kur në nisje të lëvizjes së tij për të marrë e shndërruar Partinë Demokratike në bunker antiamerikan pas shpalljes së tij non grata, ju tha se unë kam shkelur statutin sepse nuk e kam votuar në Kryesi dhe në Këshillin Kombëtar vendimin e pezullimit të tij. Në kulmin e lëvizjes së tij, koha tregoi se megjithë diversionet e parreshtuara të Sali Berishës, Kryesia, Këshilli Kombëtar përfshirë Grupin Parlamentar dhe Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i mbajtur më 18 dhjetor, si dhe shumica e demokratëve kanë vendosur t’i qëndrojnë me vendosmëri qëndrimeve zyrtare të PD-së për korrupsionin dhe përcaktimin non grata të SHBA-së dhe të zbatojnë në partinë tonë atë që kemi kërkuar prej vitesh nga të gjitha institucionet shqiptare.  

-Sali Berisha ka mashtruar dhe ka dashur t’ju bëjë për budallenj me sajesat dhe trillimet e tij qesharake rreth arsyeve përse është shpallur non-grata nga SHBA, në një kohë kur motivacioni ka qenë dhe është i qartë për çdokënd që nuk ka dëshirë të gënjehet. Shpallja non grata si instrument i antikorrupsionit dhe mbrojtjes së demokracisë nga minuesit e saj, po ngrihet si stuhi në Shqipëri dhe në rajon.
Kushdo ka mundësi të qartesohet  përmes shembujve konkrete për arsyet e këtyre shpalljeve që po shoqërohen me sanksione ndaj pasurisë së paligjshme të  personave të shpallur non grata dhe sipermarrjeve që i mbeshtesin.

-Sali  Berisha   ka mashtruar  me perpjekjet  e tij të vazhdueshme për tua mbajtur të  fshehtë procedurën e shpalljes non grata që merr kohë dhe përfshin një disa insituticione e agjenci  ligjzbatuese në shtetin më të fuqishëm të botës, që nga Departamanti i Shtetit, te Departamenti i Drejtësisë, Departamenti i Thesarit, dhe agjensitë e Sigurisë Kombëtare dhe ligjzbatimit. 

-Sali Berisha, duke njohur mirë ndjenjat proamerikane të shumicës dërmuese të demokratëve dhe popullit shqiptar, ka mashtruar duke ju mbajtur të fshehtë me sa  ka mundur deklaratat  e qarta e të përsëritura të përfaqësuesve të  SHBA dhe Presidentit Biden se  SHBA do të ndërprese çdo marrëdhenie me një PD të  drejtuar nga një e person non grata, cilido qoftë ai. Sali Berisha  ju ka mashtruar  e ushqyer me iluzione sikur  non grata amerikane  është një vendim politik i një administrate  që mund të hiqet nga administrata tjetër, dhe jo një vendim institucional që piqet për shumë kohë dhe merret përmes bashkëpunimit e bashkërendimit të  shumë institucioneve e agjencive të zbatimit të ligjit. Shpallja non grata për korrupsion nuk  i është hequr kurrë, askujt.
-Sali Berisha është treguar gënjeshtar me ju duke e përjashtuar veten e tij nga vendimarrjet me të rendësishme të PD-së gjatë tetë viteve tona në opozitë, në një kohë kur ai ka qene pjese e vendimarrjes madje edhe duke i paraprirë me deklarata mediatike, dhe me protagonizmnin e tij rivalizues me institucionet e zgjedhura te PD.”, tha Basha.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *