Kreu i PD-së, Sali Berisha në takimin me Kryetarët e degëve tha se janë fiks 44 mijë demokratë të cilët mund të ndërtojnë një lëvizje shpëtimtare.
Berisha tha se Rama i thotë shqiptarëve se bordet janë të mira por komuniste.
“Askush nuk do angazhohet për rëzimin e këtij pushteti përvecc nesh. Mos të presim që të na vijnë ndihma, pasi gënjejmë veten. Më herët kishim lehtësi tjetër, pasi komunizmi u bë i urryer ndërsa tani të rrinjtë duhet të lexojnë për monizmin që të kuptojnë. Nuk ka kontroll të pushteteve, kushtetuta është e pavlerë. Si asnjëherë tjetër, Ramiz Alia nuk manipuloi, por Rama për turpin e tij si bastard, i thotë shqiptarëve janë të mira por komuniëste. Kemi 44 mijë luftëtarë. U konfirmuan, 44 mijë janë një pakicë që mund të ndërtojë një lëvizje shpëtimtare.