Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar zgjedhjet vendore 2023 dhe rolin e opozitës e cila ndodhet në dy grupe.
Berisha tha se dëshiron një PD të bashkuar dhe jo përçarje.
I pyetur për një takim të mundshëm mes deputetit Gazmend Bardhi dhe Edi Paloka, Berisha tha se nuk ka dijeni por situata shihet pozitive.
“Nuk kam dijeni, janë takuar dje, do takohen të dy kanë bërë deklarata se po shkohet drejt një pozitiviteti. PD ka statutin e vet dhe jashtë statutit nuk mund të dalë dhe bisedimet janë absolutisht të sinqerta. Nuk bëjmë bisedime me prapamendime. Jam për një bashkim të plotë të PD, ky grup ka të hapura si për bashkim të plotë dhe me të gjitha të drejtat që i takojnë, si për fraksion”, tha ai.