Opozita e drejtuar nga Sali Berisha do të protestojë ditën e enjte përpara Parlamentit duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës pas dokumentarit të “RAI3” dhe dëshmisë së Arben Ahmetajt që implikonte kryeministrin për lidhje me bosë të krimit. Sali Berisha tha sot se kërkon qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.
“Arben Ahmetaj është dëshmitar okular, është njeriu që i ka parë në zyrë Pëllumb Gjokën, Troplinët, Avdylët, Ndokët, Rrajat, Dervishët, Çelët, Bajrat për vjedhjen e votës, duke marrë urdhra kundër opozitës. Është Arben Ahmetaj që ka parë Ramën duke miratuar planet e resorteve të tyre. Ne kemi denoncuar dyshimin e “Ismailit” avionin taksi të Ramës për transportin e ngarkesave të mëdha të narko-eurove dhe kokainës. Pra jemi sikur e shihni në një narko-shtet, që me tentakulat e tij ka zhdukur ka zhdukur votën e lirë. Po dëbon shqiptarët jashtë vendit.