Berisha komenton protestën: Në të u përfshinë edhe ata pa parti, por edhe simpatizantë të PS

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka mbledhur pasditen e sotme një  mbledhje me krerët e degëve të Tiranës, ku ka komentuar protestën e 7 korrikut.

Berisha u shpreh se protesta ishte e jashtëzakonshme, ndërsa falënderoi organizatorët dhe qytetarët që iu përgjigjen thirrjes për të dalë në shesh.

Pjesë nga fjala e Berishës:

“Në çdo sukses ka dy anë, përpjekjen për arritjen, dhe më të vështirë përpjekjen për mbajtjen dhe lartësimin e tij. E para, mendoj se ishte një sukses i një rëndësie të jashtëzakonshme për PD, popullin opozitar dhe Shqipërinë. Protesta siç e patë dhe ju ishte e përmasave ndoshta më e madhja e mbajtur ndonjëherë. Po të kemi parasysh kushtet në të cilat ajo u thirr, kjo protestë tejkaloi parashikimit, dhe ato më optimiste.

Protesta bashkoi anëtarë, simpatizantë, mbështetës tanë dhe forcave të tjera opozitare, por dhe shumë e shumë qytetarë pa parti, edhe të PS dhe forcave të tjera. Thirrja “të bashkohemi për të shpëtuar Shqipërinë”, ishte një kushtrim që jehoi fuqishëm tek qytetarët e këtij vendi në çdo rrugë e rrugicë të Tiranës, të qyteteve të tjera të vendit.

Në këtë kontekst ka një mirënjohje të jashtëzakonshme nga të gjithë ne, për ju, punën që bëtë, por mbi të gjitha qytetarëve, anëtarëve dhe mbështetësve tanë që iu përgjigjën thirrjes.

Aspekti më i rëndësishëm i të gjitha aspekteve të tjera të kësaj proteste, ishte se për herë të parë prej vitesh në shesh doli opozita e vërtetë dhe nëse më pyesni se çfarë ishte më e veçanta, ishte opozita e vërtetë në shesh.

Kjo përbën një ogur të madh  të bardhë, për Shqipërinë në rrezik, për shpëtimin e saj”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *