Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka konfirmuar protestën e radhës. Në fjalën e tij për mediat jashtë selisë blu, Berisha tha se protesta e radhës do të mbahet ditën e enjte para Kuvendit.
Ai ka falenderuar qytetarët shqiptarë të cilët iu përgjigjën sot thirrjes së opozitës.
“Do ketë protestë të fuqishme ditën e enjte para parlamentit. Nderimin më të madh për ata që ishin aty dhe bashkuan zërin me deputetët e tyre kundër regjimit. Ishte një moment jashtëzakonisht i veçantë i revolucionit sot”, ka deklaruar Berisha.