Kreu i PD, Sali Berisha ka përkujtuar 2 korrikun e 1990-s kur mijëra të rinj, punëtorë por intelektualë e të persekutuar të Tiranës shembën ‘Murin e Berlinit’ dhe u hapën ambasadat.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Berisha shkruan se kjo “kryengritje paqësore e 2 korrikut 1990 goditi rëndë dhe bëri të pashpresë diktaturën komuniste në Tiranë”.
“Ndaj dhe sot le të përulemi në me mirënjohje të thellë dhe nderim të madh para të gjithë atyre djemve dhe vajzave të pamposhtur e guximtare që përmbysen me 2 korrik të vitit 1990 murin e Berlinit në segmentin më të lartë, më të zi të tij, në Tiranë”, shkruan ndër të tjera Berisha.