Kryetari i PD, Sali Berisha ka kujtuar takimin me Silvio Berlusconin në vitin 2005.
Në bashkëbisedimin me shqiptarët në Itali, Berisha tha se ai takim i kishte lënë përshtypje pozitive kur Berlusconi kishte thënë fjalë të ngrohta për emigrantët shqiptarë.
“Në vitin 2005, pasi formuan qeverinë unë bëra një vizitë në Itali dhe aty takova mikun tonë të shquar, Silvio Berluconin dhe drejtues të tjerë të qendrës së djathtë. Ajo që më bëri përshtypjen më pozitive ishin fjalët shumë të ngrohta dhe të vërteta që Berlusconi, Fini dhe Casini folën për emigrantët shqiptarë.
Ne na thanë ata, me shqiptarët këtu nuk kemi asnjë problem, por vetëm zhvillime pozitive. Kjo shënonte një arritje të madhe të shqiptarëve në Itali. Kanë kaluar 17 vite, dhe këto rekorde vetëm se janë përmirësuar gjithnjë e më shumë. Janë përmirësuar me shpejtësi të madhe”, tha Berisha.