Ish-kryeministri ka mbajtur një konferencë për mediat në lidhje me diskutimet të cilat u zhvilluan me Grupin parlamentar.
Berisha ka dhënë qartë qëndrimin e tij, ku pohon se nuk e njeh Alibeajn si kryetar dhe se nuk mund të pranojë vendime të paqena. Si dhe e ka cilësuar procesin e presidentit si funksion i narkoshtetit.
“Theksova se opozita nuk mund të përfaqsohet kurrë me të emëruar nga Balla. PD nuk do ta njohë kurrë një praktikë të tillë, së dyti denoncova me forcën më të madhe praktikën mafize që ndjek Edi Rama për procesin e zgjedhjes së presidentit, që diskrediton Presidencën. Kjo praktikë përlyen qartësisht çdo lloj pjesmarrje për një process që në kushte normale duhet të merrnin pjesë të gjitha palët. Ai do të nxjerrë nga zyrat e tij njeriun që do dhe komandon, në këtë kontekst…Ky ishte pak a shumë debati. Jo kategorikisht nuk e njohim Alibeajn! Unë i quaj ato vendime të paqena..
Ata mund të kenë propozuar 30 emra dhe aty mund të mos jetë fare emri i personit që do, mos shqipto emra por dërgo email, kemi të bëjmë me një narkoshtet. Opozita nuk ka asnjë lidhje me këtë process. Nuk them se ai nuk ka vota por jo të poshtërojë. Ajo që do Rama propozohet. Ndaj bëhet sekret. Kjo del në funksion të narkoshtetit, ndaj opozita nuk ka asnjë lidhje me këtë proces”, tha ai.