Kreu i PD-së Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta në lidhje me zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, për të cilën tha se kryeministri Edi Rama ka dijeni se ai është ndarë në gjashtë pjesë.
Po ashtu ai theksoi se ishte portali i Baton Haxhiut që publikoi lajmin dhe se këtë informacion ia ka dhënë Rama dhe ka dalë nga Prokuroria.
“Rama ka shtrirë tentakulat e tij gjithandej. Ja morën lojërat e fatit Ervis Martinajt dhe tani thotë ku është? E di vetë ai ku është.
Olsi Rama është njeriu që flitet se qëndron pas lojërave të fatit. Shkoni pyesni Baton Haxhiun, pasi ai di gjithçka, pasi shkruajti se ëhstë gjashtë copa në Prokurori. Një njeri i zhdukur, thonë se është i vdekur në gjatë copa në Prokurori.
Po Prokuroria? Çfarë Prokurorie është Kjo, për të cilën thuhet se mban një kufomë në gjashtë copa, dhe nuk bën një përgënjeshtrim, pasi kontrollohet nga Rama.
Po familja e tij? E cila duhe të njoftohet, pasi është rregull shekullor që familja duhet të njoftohet.
Më pas dalin dhe thonë se nuk ka prova? Po provat i nxore me Batonin”, tha Berisha.