Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se liderët e Bashkimit Europian do të zbarkojnë në Tiranë për t’i dhënë fund vasalitetit të Edi Ramës ndaj Serbisë.
Sipas tij Edi Rama ka bërë haptas avokatinë e Serbisë, për të cilën tha se është një Rusi e vogël.
“Për t’i dhënë projektit përçarës në Ballkan, zbarkon këtu lidershipi i Europës me flamurin e Procesit të Berlinit.
Vijnë këtu 6 vende të Ballkanit Perëndimor, pra në njëfarë mënyre për të varrorus projektin serbo-rus të Ballkanit të Hapur, kaq shumë të reklamuar nga vasali i Vuçiçit dhe indirekt i Putinit.
Edi Rama, prej muajsh po bën në çdo samit, të Rusisë së vogël. Historikisht Serbia është vlerësuar dhe konsideruar si Rusia e vogël.
Por kurrë ndonjëherë në histori, Serbia nuk ka dëshmuar më shumë se sot, se është një Rusi e vogël në Ballkan, duke mos respektuar sanksionet e vendosura nga BE dhe NATO ndaj Rusisë.
Duke u shndërruar kështu në një prapavijë të rrezikshme për Ballkanin të Rusisë së Putinit.
Edi Rama ka bërë haptas avokatinë e Rusisë së vogël. Ka justifikuar, ka kërkuar që të tjerë ta mirëkuptojnë se pse Serbia nuk mund të respektojë sanksionet. De facto ka respektuar politikën e Putinit ndaj Serbisë.
Ndaj me këtë rast, me samitin e BE në Tiranë, merr një përgjigje fatale vasaliteti i tij ndaj Beogradit, indirekt ndaj Rusisë. Mbështetja që ai i bën hegjemonisë serbe dhe ndikimit rus në Ballkan,” tha Berisha.