Berisha lihet në detyrim paraqitje, avokati Gjokutaj : Jemi të paqartë nga ky vendim

Apeli i GJKKO ka caktuar masën e  sigurisë “detyrim paraqitje” për Sali Berishën. Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj në një deklaratë për mediat u shpreh se ky vendim është i paqartë.

“Gjykata e Apelit e GJKKO vendosi zëvendësimin e masës. Ne jemi të paqartë për këtë vendim. Prokurori kërkonte vetëm që të merrej masa “arrest shtëpie”. Kjo gjykatë nuk është më pak e kapur se Gjykata Kushtetuese. Vijmë prapë në krye të herës te kjo histori. Vendimi nuk është zbardhur. Ky vendim është zgjidhja më e keqe që i është dhënë ndonjëherë, se nuk ka zgjidhur asnjë problem. Prokuroria në mënyrë arbitrare është nisur nga qëllime politike të ditës, duke zhdukur konceptin e “arrestit në shtëpi”. Ky është vendim i çuditshëm, por duhet ta lexojmë këtë vendim.”, tha Gjokutaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *