Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzon kreun e SPAK-ut, Altin Dumani se nuk po heton aferën e plehrave që dolën nga porti i Durrësit.
“Së pari për Ministrinë e Mjedisit mbasi ligji nuk lejon asnjë eksport mbetjesh të çfardolloj pa autorizimin e Ministrit të Mjedisit.
Së dyti Ministrinë e Financave mbasi doganat me ligje janë të detyruara të verifikojnë të gjithë procedurën dhe rregullat e eksportit të një malli përfshirë këtu edhe vërtetimin e vendit që e pret mallin.
Së treti Ministria e Energjitikës Industrisë që ka në vartësi edhe prodhuesit e mbetjeve dhe autoritetin portual të vendit.
Përveç veprës së rëndë penale mjedisore dhe trafiku ilegal lëndësh toksike për të cilën ka përgjegjësi direkte ligjore dhe Shërbimi Informativ në rast se nuk ka njoftuar, kemi të bëjmë me një veprimtari kriminale të përsëritur të organizuar nga një organizatë kriminale me shumë pjesëmarrës qeveritarë dhe jo qeveritarë, por mercenar Dumani dhe “skrapi i partisë” nuk mund të hetojnë pa urdhër të Edi Ramës” tha ai.