Kreu i PD, Sali Berisha në konferencën me gazetarët tha se është penduar që ka lejuar lojërat e fatit gjatë kohës që ishte në pushtet.
Sakaq shtoi se bixhozi është burim fatkeqësisht.
“Unë nuk jam për industrinë e mëkateve dhe bixhozit, jam penduar që janë lejuar gjatë qeverisjes sime dhe nuk do lejohen, sepse janë burim fatkeqësish. Tani ky i legalizon, ky që nuk tha gjë për to. Masivisht thuhet se vëllai i tij është mbrapa”, tha ai.