Berisha: Lufta me rrjetet sociale e Edi Ramës është si lufta e Don Kishotit me mullinjtë e erës

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha me anë të një video në facebook shprehet se beteja e Edi Ramës me rrjetet sociale është e humbur. Berisha thekson se lufta me rrjetet sociale e Edi Ramës është lufta me e Don Kishotit me mullinjtë e erës.

“Të dashur miq, Edi Rama përsëri shpërtheu në urrejtje kundër medieve sociale.

Ai u tha shqiptarëve se ju bukë nuk keni dhe Facebook keni.

Domethënë problemi i tij nuk ishte se nuk kishin bukë shqiptarë, problemi i madh ishte Facebook-u i tyre me ët cilin ata e kritikojnë dhe këtë ai nuk e duron dot.

Por lufta me rrjetet sociale e Edi Ramës është lufta e Don Kishotit me mullinjtë e erës.

Ai do e humbasë këtë betejë,” shprehet Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *