Deri diku me një ton ultimativ, kjo ishte kërkesa e artikuluar nga Sali Berisha gjatë Kuvendit Kombëtar të thirrur prej tij më 11 Dhjetor. Paraditen e kësaj të enjteje Ambasada amerikane në Tiranë i dha një përgjigje zotit Berisha, përmes disa shifrave.
Ky grafik i publikuar nga ambasada amerikane tregon se numri vendimeve në të shkuarën për të hequr shpalljet non grata është zero.
Në të tilla kushte kërkesa e zotit Berisha për DASH mbetet e pa negociueshme dhe se SHBA nuk ka ndërmend të heq dorë nga vendimi i marrë.
Po ashtu përmes këtij grafiku ambasada amerikane në Tiranë, shpjegon se deri më tani janë mbi 200 persona të shpallur ‘non grata’, nga vende të ndryshme të botës. Qëndrimi i ambasadës nuk mbaron me kaq. Tregon se deri më tani në asnjë rast nuk është kërkuar falje për rastet e personave të shpallur ‘non grata’.
Këto tre të dhëna publikuar nga selia diplomatike e Shteteve te Bashkuara, tregon se informacioni i mbledhur dhe i përdorur ndaj personave tashmë ‘non grata’, është solid dhe pa asnjë element që do të shërbente për hequr dorë nga vendimi apo edhe për të kërkuar falje.