Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ditën e sotme do të mbajë foltoren e radhës në Fier ku ka arritur vetëm pak minuta më parë.
Ai ka arritur në qytetin e Fierit i shoqëruar nga disa badigardë ndërsa makinën e ish liderit të PD-së e shoqërojnë shumë simpatizanë të Berishës, të cilat janë të mbushur me flamujt me logon e PD-së, ndërkohë që edhe pse ironike…i pranishëm është edhe një flamur i Shtetve të Bashkuara të Amerikës.
Berisha ka dalë një moment nga makina duke i takuar disa prej demokratëve që po e shoqërojnë.
/Priza.al/