Kreu i PD, Sali Berisha e ka pranuar hapur se ka futur Ervin Salianjin për të larguar Alibeajn si kryetar grupi.
Salianji po mbledh firma në prapaskenë dhe në korridoret e politikës flitet se është lojë e Berishës. Por duket se ish-kryeministri ka dalë hapur se e mbështet Salianjin si kryetar grupi.
-Disa deputetë duket se kanë marrë një iniciativë për të bashkuar grupin parlamentar të PD dhe mesa di unë kanë propozuar emrin e Ervin Salianjit dhe po mbledhin firma për të. A e pranon Sali Berisha.
Berisha: Sali Berisha do të pranojë atë që pranojnë deputetët e PD-së.