Berisha mbyll tubimin, falenderon protestuesit

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha njoftoi mbylljen e protestës së sotme, e cila u zhvillua përpara ambienteve të Parlamentit. Gjatë fjalës së tij përpara personave pjesëmarrës në tubim, ai i falenderoi ata dhe u shpreh se falë tyre, deputetët e pozitës u detyruan të largoheshin nga ambientet e Kuvendit.

Fjala e kreut të Partisë Demokratike: 

“Ne po mbrojmë një kauzë të drejtë. Sot parlamentin shqiptar ju e patë vetë u dominua nga fantazma e jashtëzakonshme për ne, për demokratët shqiptarë kudo ku ndodhen. Ne po mbrojmë një kauzë të drejtë. Sot parlamenti shqiptar, ju e patë vetë, u dominua totalisht nga fantazma e McGonigalit të Edi Ramës. Ajo që Rama kishte planifikuar në mënyrën që të shpëtonte vetë dhe disa deputete ishin ndjerë të lënduara pse unë kisha thënë ditën e premte se ai ka bërë origjira me zyrtarë. Po unë çfarë u thashë?! Unë u thashë se ato janë një realitet dhe sigurisht hetimit do i jepen. Por ato janë terciare. Kryesore është lidhja e dy tradhtarëve, McGonigal tradhtari kombit amerikan dhe Edi Rama tradhtar i kombit shqiptar. Ne themi përsëri çështja numër një e parlamentit është që ky parlament ose do u japë zgjidhje këtyre probleme ose nuk do të trajtojë çështje tjetër. Prania juaj këtu i detyroi të largohen nga parlamenti. Por herën tjetër duhet t’u marrin leje ju për t’u larguar nga parlamenti. Më mirë zbatoni rregullat dhe ligjet. Janë 750 mijë zgjedhës. Rroftë revolucioni dhe rrofshi ju.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *