Berisha me “PAK”: Pas 11 Majit do merrni nga 200 Euro

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha premtoi sot se për çdo qytetar me aftësi ndryshe që është kryefamiljar do të trajtohet me minimum jetik.

“Sot, qëndrimi i shoqërisë ndaj jush në një mënyrë apo një tjetër, është një lloj braktisje.

Sepse, braktisje është në qoftë se ju për problemet që keni, paguheni me një shumë qesharake.

Në qoftë se, shoqëria nuk bën çdo përpjekje për përfshirjen tuaj brenda atyre mundësive që keni në jetën normale, në punë.

Po të shohësh sot, nga 17 mijë invalidë të deklaruar në gjendje pune, janë gjithsej të punësuar 300-400 prej tyre.

Në administratën shtetërore, që e ka për detyrim, nga 220 mijë punonjës, ka gjithsej 212 invalidë.

Kjo është një aktakuzë shumë e rëndë për këtë administratë.

Dhe unë u garantoj ju të dashur miq se pothuaj një e treta e rrogave që jepen në administratën shtetërore janë në emigracion dhe nuk janë fare në Shqipëri, por janë emra të regjistruar dhe qeveritarët, zyrtarët ndajnë ato paratë njëri me tjetrin.

Kurse ju iu lënë me pensione absolutisht si aktakuzë e rëndë e kësaj vjedhje që bëhet.

140 mijë lekë pensioni, në një kohë kur shumë nga ju jeni kryefamiljarë, keni njerëz për të mbajtur, keni detyrime përveç vetes tuaj, do të thotë t’u dënosh ju me mjerim. Dhe ky, është dënimi me mjerim.

Sepse në qoftë se i jep ti tjetrit 150 mijë lekë të vjetra për të kaluar muajin me të gjithë problemet që ka, ilaçet, etj, ai nuk e përballon dot kurrë jetën.

Ne e kemi shpallur, në Shqipëri nuk do ketë pension nën 200 euro” tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *