Berisha me përfaqësuesit e demokristianëve të Kosovës: Mbështesim planin franko-gjerman

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka takuar sot përfaqësues të Demokristianëve të Kosovës. Lideri demokrat ka pritur sot në zyrën e tij përfaqësues të kësaj partie, ndërkohë që Berisha ka zbardhur detaje nga biseda me ta.

Berisha theksoi se në takim u diskutua mbi politikat nacionaliste të Vuçiç.

“Takim me përfaqësues të demokristianëve të Kosovës dhe Shqipërisë. Miq, ishte një kënaqësi të prisja dje në një takim të përbashkët, përfaqësues të dy partive Demokristiane të Kosovës dhe të Shqipërisë. Që në fillesat e saj, PSHDK ka qënë një forcë e cila i ka shërbyer interesit kombëtar dhe një aleate e vyer e Partisë Demokratike. Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës përfaqësohej nga Z. Zef Morina, Kryetar i saj, si dhe nga Z. Anton Shala Zv/Kryetar e Z. Ardian Nikollbibaj.

Ndërkohë Partia Demokristiane e Shqipërisë parti aleate e Partisë Demokratike përfaqësohej nga Z. Nard Ndoka, Kryetar i saj, Z. Vladimir Prenga, Sekretar i Përgjithshëm i Senatit Demokristian dhe nga Z. Franz Gjeluci, Zv/Kryetar.

Në këtë takim biseduam gjerësisht mbi rrezikun që politikat nacionaliste të Aleksandër Vuçiçit përfaqësojnë për stabilitetin e Kosovës por dhe të rajonit në tërësi. Në këtë drejtim, avokatia që Edi Rama i bën mos-zbatimit të sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë nga ana e Beogradit, elozhet ndaj ish-Jugosllavisë, apo lobimet e tij ndërkombëtare per padronin e tij Vuçiç shihen si një shërbim që dëshmon kapjen e tij dhe që nuk i përkon kurrsesi interesave të kombit shqiptar.

Iu rikujtova miqve nga Kosova se Partia Demokratike e Shqipërisë mbështet planin franko-gjerman si një projekt real për normalizimin marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, çka duhet të përmbyllet me një njohje reciproke mes dy shteteve.

Ndërkohë që përfaqësuesit e PSHDK-së e shihnin ende rrugën e Kombit si një dhuratë tejet të çmuar për Kosovën, u sigurova atyre që PD mbështes dialogun si rrugën e zgjedhjes të problemeve midis Kosovës dhe Serbisë dhe do të mbetet gjithmonë një mbështetëse pa kushte e interesave kombëtare dhe të pacënueshmërisë së territorit të Kosovës, duke luftuar çdo tentative për copëzim e ndryshim kufinjsh.”, shkruan Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *