Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me qytetarët, një ditë pasi tha se do i nënshtrohet votëbesimit. Berisha ka folur për humbjen e zgjedhjeve, riorganizimin e PD-së dhe çështje të tjera të nxehta.
Ai ka deklaruar se zgjedhjet u blenë haptazi nga mazhoranca.
A do të kemi protesta të fuqishme deri në rrëzimin e Ramës?
Berisha: Po bëjmë një analizë për dramën e këtyre zgjedhjeve. Mirëkuptoj çdo kërkesë nga mbështetësit tanë. I garantoj se PD do bëjë një analizë transparente. Jemi të angazhuar për të identifikuar e vërtetuar gjithçka bëri këto zgjedhje më të dhunuarat në historinë e Shqipërisë. Analiza deri tani tregon në mënyrë të qartë se në një seri bashkish, nga veriu në jug, koalicioni “BF” i janë marrë përdhunshëm mandatet. me forcën e bandave. me përqendrim maksimal në Shkodër, Kurbin, Lezhë, Elbasa, Sarandë.