Berisha mesazh për Benard Ndrecën: Ata që tentuan të të asgjësonin…

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një takimi sot me elektoratin e tij në Vaun e Dejës, ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë,” Zef Hila.

Ndër të tjera Berisha u ndal edhe në atentatin që iu bë pak javë më parë me tritol në makinë kreut të PD në Vaun e Dejës, Benard Ndreca.

Ai tha se ata që tentuan ta asgjësonin apo ta mposhtin moralisht, morën me vete turpin.

“I dashur Benard Ndreca, heroi i gjallë i votës së lirë. Atentati ndaj teje ishte ndaj mbarë popullit opozitar, i cili është i vendosur të përmbysë monizmin në 14 maj. Ata që menduan se mund të asgjësonin fizikisht ose të të mposhtnin moralisht, morën turpin e historisë. Kurse ti udhëheq, prinë Partisë Demokratike drejt fitores së Zef Hilës në këtë bashki”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *