Deri i opozitës Sali Berisha në fjalën ndaj mbështetësve të tij tha se Europa , miqtë e vërtetë të SHBA-ve dhe kudo tjetër presin përmbysjen e Edi Ramës.
Berisha u shpreh se ata presin që ta shndërrojmë shtatorin në muajin e betejës europiane, muajin e betejës për liri.
“Presin nga ne të shndërrojmë shtatorin në muajin e betejës europiane, në muajin e betejës për liri, në muajin e betejës për votën e lirë, në muajin e betejës për shtetin ligjor, në muajin e betejës për të drejtat tona, muajin e betejës për votën e lirë, në muajin e betejës për fitore, qeveri teknike, zgjedhje të lira, zgjedhje të ndershme”, tha lideri i opozitës.
Berisha theksoi se duhet që të largojmë nga lufta armikun e egër të qenies shqiptare, bastardin që kthen në Shqipëri standartet e etërve të tij mizorë që përthosin kombin dhe identitetin.