Berisha: Misioni i PD, të bindë shqiptarët të bashkohen me ne

Kreu i PD, Sali Berisha ka theksuar rëndësinë historike që kanë demokratët për të bindur shqiptarët që të bashkohen me Partinë Demokratike.

Gjatë fjalës së tij në Gjirokastër, Berisha tha se sot ka një qeveri e cila në çdo akt e veprim, vjedh e vetëm vjedh dhe nuk njeh asnjë kufi. Më tej ai shtoi se kjo qeveri ka arritur të marrë mandatin e tretë sepse ka përdorur të gjitha metodat e paligjshme, por nuk ka marrë përgjigjen siç duhet nga PD.

“Qyrku, manteli që ne kemi 9-vjeçar nuk flet në favor tonin, nuk është i dobishëm për ne, sepse ne Edi Ramës duhet t’ia kishim prerë me kohë biletën. Një qeveri e mirëfilltë antisociale, anti qytetare, anti kombëtare. Por kjo qeveri ka arritur të mbijetojë, të marrë mandatin e tretë sepse ka përdorur të gjitha metodat, të paligjshme sigurisht, por nuk ka marrë përgjigjen siç duhet nga ne. Ndaj dhe ne duhet të angazhohemi në një organizim sa më të përsosur. Tani kemi një diktaturë. Çfarë do të thotë diktaturë, pushteti i një partie. Nuk ka kampe përqendrimi, por i ka të gjitha të tjerat.

Kudo që shkoj gjej qytetarë të persekutuar, të ndjekur nga puna, të burgosur për një gardh. Kudo ku shkojmë gjejmë 3 standarde për ligjin. Padrejtësi ndaj qytetarëve dhe këto i ndjeni dhe ju çdo ditë. Çfarë kërkon kjo? Kjo kërkon që siç merremi çdo ditë me fëmijët, detyrën qe kemi, punët e tjera, të kemi një kohë maksimalisht të mundshme të merremi me misionin tonë. Ky mision kërkon të bindim shqiptarët të bashkohen me ne. Agim Kaçi në Memaliaj u ngrit e tha se, “unë jam socialist, por nuk vjedh”. Ai e ndjen veten dhe ju garantoj se ne jemi shumë më afër me të, se ai me rilindjen. Ai nuk ka asgjë të përbashkët me Rilindjen.

Rilindja është një klon me qëndrime çnjerëzore, antikombëtare që përdhosi një emër të shenjtë për shqiptarët, siç ishte Rilindja. Sot ka një qeveri e cila në çdo akt e veprim, vjedh e vetëm vjedh. E cila nuk njeh asnjë kufi. Me të njëjtën gjakftohtësi që firmos për të vendosur një instilacion me arka druri në oborrin e kryeministrisë me paratë tuaja, paratë e shqiptarëve”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *