Kreu i PD-së Sali Berisha e ka cilësuar mungesën e debatit në Parlament për ndryshimet në qeveri si dhunim flagrant i së drejtës së deputetit.
Gjithashtu ai tha se një veprim i tillë bëhet për të shmangur debatin, pasi sipas tij Rama është padrinoja e Arben Ahmetaj.
Berisha:
Keni shkelur në mënyrë flagrante rregulloren e Parlamentit, pasi garantohet debati për përberjen e Këshillit të Ministrave. Është një dhunim flagrantë i te drejtës së deputetit për debat.
Në këtë rast unë duhet ti them Ramës, se çfarë lloj xhakete të veshish dhe të zhveshish, asgjë nuk të hëq ty qyrkyn e vjedhësit. ti mohosh deputetëve debatin, bëhet për të shmangur debatin pasi do faktoheshe se padrinoja e Arben Ahmetajt e ka emrin tenderbeku Edi Rama.