Berisha ndan lajmin e mirë me demokratët e Kavajës: Gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë ndaj sekretarit Blinken

Ish- kryeministri i vendit Sali Berisha ka bërë deklaratë në ‘foltoren’ e Kavajës se Gjykata e Parisit ka pranuar padinë e tij nga Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Para demokratëve, Berisha dha lajmin, 6 muaj pasi depozitoi padinë e tij në Francë duke akuzuar zyrtarin e lartë amerikan për shpifje.

 “Kam kënaqësinë dhe krenarinë që të ndaj me ju lajmin se gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë e Sali Berishës. E ftoj sekretarin Antony Blinken të dorëzojë në Gjykatën e Parisit, çdo provë fakt dhe dokument që ka ndaj Sali Berishës, por e garantoj që ka zero”, tha Berisha në fjalën e tij gjatë “Foltores” së Kavajës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *