Berisha ndërron karrige, kalon me PS

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ulur për herë të parë në krahun e socialistëve në Kuvend.

Në fjalën e tij gjatë seancës parlamentare, Berisha tha se e bëri këtë gjë me qëllim pasi donte t’iu tregonte socialistëve shqiptarë se demokratët janë avokatët e vërtetë të tyre në këtë parlament, duke shtuar se PD do vazhdojë të jetë zëdhënës i interesave të qytetarëve shqiptar pa dallim bindjesh politike.

Më tej ai ka theksuar se ka ardhur koha që kjo qeveri të marrë atë që meriton, duke i bërë në këtë mënyrë thirrje qytetarëve për të mbajtur greva të përgjithshme.

 Fjala e plotë e Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha

Për herë të parë unë prita ulur në një karrige të deputetëve socialistë. E bërë këtë me qëllimin më të sinqertë, për t’ju thënë socialistëve shqiptarë se sot avoketër të vetëm të tyre në këtë parlament janë demokratët dhe do të vazhdojnë deri në fund, të jemi zëdhënës të interesave qytetare, të shqiptarëve pa dallim bindjesh politike.

Në këtë mënyrë, se si është katandisur ky parlament, sot më shumë se kurrë, qytetarët shqiptarë kanë nevojë për përfaqësim në këtë aulë. Unë, dëgjova këtu diskutime, por sot të dashur qytetarë, koha është për veprime. Këta janë, nga mëngjesi deri në darkë, të angazhuar në dy aktivitete kryesore, në mashtrimin tuaj, në vjedhjen tuaj. Vjedhjen tuaj, mashtimin tuaj.

Por koha ka ardhur, që ne kësaj qeverie t’i tregojmë vendin. Koha ka ardhur dhe jam këtu për t’u bërë thirrje të gjithë mësuesve të Shqipërisë, me guxim dhe kurajo, të mbrojnë interesat e tyre, të mbrohen nga nënçmimi, përçmimi që ju bën ky regjim dhe kjo qeveri. Janë të vetmit mësues në rajon, që në 8 vite jo vetëm nuk njohën rritje, por krahasuar me inflacionin, ulje të ndjeshme të rrogës. Janë njerëzit më të përçmuar në administratë, ndërkohë që ata duhet të jenë qytetarët dhe njerëzit më të nderuar për misionin e tyre fisnik.

Të nderuar mësuese dhe mësues, ju vetë e konstatoni se si po rrënohet sot sistemi arsimor, se çfarë sage vuajtje dhe mjerimi ju krijon portali i kësaj zonjës, portali Kushi, portali i partisë, portali i mashtrimit dhe i falsifikimit. Se si një mësues, qoftë edhe i ekselencës, por për bindjet e tij, duhet të presë 7-8 vite pasi të ketë mbaruar çdo gjë, për t’u sistemuar, ose nuk sistemohet fare.

U bëj thirrje sindikatave, shkëputuni nga plogështia juaj dhe të organizojmë grevën e përgjithshme, e cila është grevë për dinjitetin e secilit në rradhë të parë. U bëj thirrje mjekëve, bluzëbardhëve, që shohin rrënimin e sistemit shëndetësor, që e shohin se si shqiptarët vdiqën nga pandemia, 250 përqind më shumë se mesatarja e BE, vdiqën më shumë se në çdo vend tjetër të Europës, vdiqën sa në 3-4 vende me vdekshmërinë nga Covidi më të lartë në botë. Mjekë të shkëlqyer që largohen nga vendi, infermierë që ikin. Të gjitha këto sepse janë njerëzit më të keqpaguar, më të keqtrajtuar, më të keqvlerësuar. Atëherë cila mbetet? Greva, greva dhe para së gjithash greva.

I drejtohem këtu biznesit të vogël, që ka një armik të vërtetë në këtë qeveri, e cila pret fundin për dy muaj që t’u vendosë 23 përqindëshin, e cila rriti tarifën e energjisë në 200 lekë. Çfarë presin më? Thirrja e çdo biznesmeni, e fëmijëve të tyre, grave dhe miqve të tyre është: të ulen qepenat, grevë e përgjithshme, grevë e përgjithshme.

U bëj thirrje të gjithë studentëve, bashkëmoshatarëve të tyre në Kosovë, qeveria u dha nga 100 euro, kurse kjo qeveri u jep mashtrimin, nënçmimin, përçmimin. Të organizohen në një lëvizje të fuqishme studentore. U garantoj se ne jemi 10-20-30 herë më të fuqishëm se këta që vjedhin çdo ditë qytetarët shqiptarët.

U bëj thirrje pedagogëve të universiteteve që të ngrihen fuqishëm. Të mos lënë një copë injorant t’u përmendë rrogën dhe dijen. Një njeri që nuk është i denjë as për mësues vizatimi dhe që mburret se s’ka master e doktoratë. Por, që ka injorancë deri në qiell. U bëj thirrje të organizohen. I bëj thirrje sindikatës që të qëndrojë fuqishëm sepse vetëm greva e përgjithshme është rruga për t’i prerë biletën aty ku e meriton kjo qeveri kapion në të zeza dhe vjedhje.

U bëj thirrje policëve të shtetit, policëve të vërtetë, që nuk u paguhet asgjë nga djersa që derdhin, të cilët mashtohen nga mëngjesi deri në darkë, të cilët trajtohen si qenie inferiore nga shefat e tyre. E dëgjuat Panganikën çfarë i thoshte oficerit? Çfarë pësoi Panganika që i tha plerë oficerit me uniformë? Asgjë. Sepse Panganika është mik i Veliajt dhe Ramës, është një turp i dheut, është një turp oficer. Po atë marrëdhënie kanë ministrat me vartësit e tyre. I trajtojnëme mungesë dinjiteti. I terrorizojnë.

U bëj thirrje të gjithë punonjësve të administratës: në grevë dhe vetëm në grevë. Koha po thërret. Ora po vjen. Ne duhet të jemi në lartësi dhe jo të shohim dhe të vajtojmë. U bëj thirrje taksistëve dhe çdo qytetari që guidon makina, që të mos pranojnë këtë tirani të çmimit të naftës sepse ajo është vendosur nga qeveria dhe kontrabanda e saj.

U bëj thirrje qytetarëve, demokratë e socialistë dhe çdo bindje, të ngrihemi. Se kjo që ndodh me çmimet, nuk ndodh në asnjë vend të botës. Se bordet komuniste të Edi Ramës kanë rritur çmimet e kafshatës, të bukës, djathit, qumështit, më shumë se në çdo vend tjetër të Europës.

U bëj thirrje nxënësve të gjimnazeve të ngrihen së bashku me studentët në protesta të përgjithshme dhe të shpëtojnë nga ky regjim i kalbur monist, personal i një njeriu.  Koha nuk pret. Ndaj dhe ky parlament duhet t’i ketë kohërat e numëruara. Ky parlament ka marrë fund, që kur ekzekutivi merr kompetencat e tij, parlamenti nuk ka pse ekziston më. Do përballeni me qytetarët shqiptarë. Ky është zotimi solemn në emër të Partisë Demokratike dhe të opozitës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *